diçka tjetër
Monday, June 17, 2013
Saturday, June 15, 2013
Fragment (nga Dashuria në Recesion)
“Imazhet janë mizore”, përbluante i riu nga hyrja ku ishte strukur, teksa sillte ndërmend ditën që kishte parë atë portret magjik të diplomimit të Destinës. “Juda ishte i shëmtuar, Efialti i pështirë, Bajlozi i zi. Imazhet nuk krijojnë asnjëherë mundësi debati. E keqja është e shëmtuar, kurse e mira e bukur. Ke parë ndonjëherë ëngjëj të shëmtuar?”, pyeti ai veten. “Engjëjt janë gjithmonë të bukur, të bukurit gjithmonë ëngjëj. Po sikur të ketë përjashtime? Po sikur vajza që shikova unë të mos jetë një ëngjëll? O zot, çfarë mallikimi të jesh edhe shurdh edhe piktor. Mbetesh një jetë skllav i imazheve. Po çfarë tjetër kam unë përveç imazheve? Asgjë prej gjëje. Imazhet më japin jetën, më japin ajrin, gjakun, bukën e gojës, ujin. Imazhet janë njerëzit e mi. Njerëzit nuk më flasin, por unë i shikoj dhe i mbaj mend vetëm si imazhe”. Erikut po i dhimbsej vetja me atë paradoks që nganjëherë i dukej tragjedi. “Jo!”, vazhdonte ai mendimet. “Destina nuk mund të jetë një imazh, as portretet e saj nuk janë fotografi. Destina është ndryshe nga të tjerët. Jam aq i sigurtë. Edhe fotografitë e saj nuk janë njësoj me të tjerat. Ajo është ëngjëll. Jo sepse është e bukur, por sepse është vërtet ëngjëll. Është ëngjëlli im. Të tjerët shikojnë vetëm imazhin tek ajo, ashtu siç shikoj unë imazhin tek të tjerët. Por unë shikoj ëngjëllin, të cilin nuk mund ta shikojnë të tjerët. Si do mundeshin vallë ta shikojnë? Ata nuk janë as piktorë dhe as shurdhë. Do i sillen mirë, do i japin siguri, do e dëgjojnë, do e çojnë në vendet e bukura të botës, në hotelet dhe restorantet luksoze, do i japin familje, do i bëjnë dhurata, do i shkojnë në spital, ditën që do lindi, do e përqafojnë, do e puthin, do jenë kaq normal me të, do e dashurojnë. Por a do shikojnë vallë atë që pashë unë tek ky njeri? Si do munden ta shikojnë me sytë e mi? Si do mundet ajo t’i kuptojë sytë e tyre?”
Friday, June 14, 2013
Kënga e Zogut
Ku po fluturon o zog i lirë?
Po iki të gjejë një vend më të mirë.
Po të zënë furtunat o zog i mjerë?
Nuk trembem unë, ashtu ka ngjarë çdoherë.
Po nëse gjatë rrugës shkabat të gjëmojnë?
Nuk jam i pari që s'do jetojë gjithmonë.
Po çfarë do hash o zog i brishtë?
Farat për bukë dhe krimbat për mish.
Çfarë do pish o zog i Efesit?
Do pijë shiun e mëngjesit.
Po kur të lagesh o zog skifteri?
Do presë diellin të më teri.
Po kur dielli të të përcëllojë?
Do presë mbrëmjen të më freskojë.
Po nëse gjatë natës të zënë të ftohtët?
Do presë agimin që të ndiejë të ngrohtët.
Si do i shtysh ditët o zog pa dashurinë?
Do cicërojë për gjithë njerëzinë.
Kush do të dëgjojë o zog pa emër?
Do më dëgjojë nëna, me veshë dhe me zemër.
Nuk ke frikë o zog se ngordh nga marazi?
Më e mirë është vdekja sesa kafazi.
Po iki të gjejë një vend më të mirë.
Po të zënë furtunat o zog i mjerë?
Nuk trembem unë, ashtu ka ngjarë çdoherë.
Po nëse gjatë rrugës shkabat të gjëmojnë?
Nuk jam i pari që s'do jetojë gjithmonë.
Po çfarë do hash o zog i brishtë?
Farat për bukë dhe krimbat për mish.
Çfarë do pish o zog i Efesit?
Do pijë shiun e mëngjesit.
Po kur të lagesh o zog skifteri?
Do presë diellin të më teri.
Po kur dielli të të përcëllojë?
Do presë mbrëmjen të më freskojë.
Po nëse gjatë natës të zënë të ftohtët?
Do presë agimin që të ndiejë të ngrohtët.
Si do i shtysh ditët o zog pa dashurinë?
Do cicërojë për gjithë njerëzinë.
Kush do të dëgjojë o zog pa emër?
Do më dëgjojë nëna, me veshë dhe me zemër.
Nuk ke frikë o zog se ngordh nga marazi?
Më e mirë është vdekja sesa kafazi.
labels
poezi
Tuesday, June 11, 2013
Ngrita një dolli
Për zogjtë, për
fluturat dhe për çdo njeri
Ngrita sot një
dolli
Për nënën, për
babain, për ty o perëndi
Ngrita sot një dolli
Për dashurinë e pajetuar
Shishen e verës gëlltita plotë dalldi
Këtu, në tokën e premtuar
labels
poezi
Friday, June 7, 2013
DASHURIA NË RECESION
tregim nga ERJUS MEZINI
1. Eriku në ungjillin e burrave:
Ai po qëndronte përpara ndërtesës gjashtëkatëshe, me një tufë lulesh në dorë. Nuk ishte martuar njeri, as kishte vdekur, as ditë e veçantë nuk ishte dhe as përvjetor. Një ditë e zakontë si gjithë të tjerat, me përjashtimin e vetëm faktin që binte shi me rrëshekë dhe qielli çahej nga shkreptimat. Djali priti rreth gjysmë ore përpara ndërtesës së vajzës së fatit, të tij apo të dikujt tjetri nuk ishte më i sigurtë, megjithatë atij nuk i pëlqenin mëdyshjet. Kishte ardhur t’ia shkoqiste të gjitha, tëk e tëk, sy ndër sy, nga goja në gojë, nga veshi në vesh. Kishte një vit që e priste, ajo akoma më shumë, megjithatë sot duhet të sqarohej gjithçka. Jetë a vdekje, dashuri a urrejtje, ajo apo ai, pak rëndësi kishte se kush do mbizotëronte. Çështja ishte që i riu të lironte shpirtin dhe mendjen nga ky fenomen me emrin fatal Destina.
labels
letërsi
Thursday, May 30, 2013
ME PENËN TIME shpova trupin e saj
me zilinë time ia prisha bukurinë
me bojë e shkarravita deri në majë
me urrejtjen time ia vrava lumturinë.
Gjithë mllefin tim e derdha mbi të
e lëndova të gjorën deri në kockë
dhe Poezia, gruaja ime, nuk duroi më
bërtiti me të qara “dua divorc”.
Prill
2005
labels
poezi
Saturday, April 20, 2013
Sunday, May 6, 2012
Këta të lënë të vdesësh: përgjigje Ardian Klosit
1. Me datë 27 Prill, intelektuali i mbarënjohur Ardian Klosi vendosi për herë të tretë që t’i japi fund jetës. Dhe kësaj radhe ia arriti qëllimit. Ai para se të vetëvritej nisi një mesazh tek nusja e tij duke e falenderuar për momentet e bukura të jetës që kishin ndarë sëbashku. Ndërsa rreth dy vjet përpara se të niste mesazhin tek gruaja e tij, Ardiani kishte lënë një mesazh tjetër. Këtë mesazh ai e kishte qëndisur më bukur dhe ia kishte dedikuar publikut. “Këta s’të lënë as të vdesësh”, ishte mesazhi i tij për lexuesin. Ç’është e vërteta e kisha lexuar këtë artikull në Tetorin e 2010-ës dhe do të ishte e vendit që t’i isha përgjigjur zotit Klosi qysh atëhere. Por siç lexuesit e dinë fare mirë, në shtypin e shkruar të vendit publikohen dhjetëra artikuj çdo ditë nga njerëz të ndryshëm. Rrjedhimisht ne nuk i tregojmë vëmendjen e duhur çdo opinioni, duke menduar se fjalët dhe veprat nuk kanë të njëjtën rëndësi për autorin. Por ia që në rastin e Ardian Klosit paskërkemi qënë gabim.
labels
filozofi
Thursday, February 9, 2012
Ju Rrëfej Shqiptarët
Para 71 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famshëm “Ju rrëfej Grekët”. Faktikisht, viti 1940 ishte vit shumë i përshtatshëm që një shqiptar çam t’i dedikonte një artikull Athinës dhe grekëve. Por meqënëse unë kam lindur pothuajse njëqind e dhjetë vjet mbas Konicës (në Shqipëri dhe jo në Perandorinë multietnike Osmane) unë do mundohem t’iu rrëfej shqiptarët ashtu siç i kam njohur vetë apo siç i kam njohur midis Historisë së Shqipërisë, që me detyrim e mësova në shkollën fillore dhe në gjimnaz.
labels
kombëtare
Befasitë e Censusit 2011 dhe diskriminimi i femrës
Censusi 2011 kishte disa surpriza. Megjithëse rezultatet paraprake të Instat mund të rishikohen dhe të plotësohen me të dhënat e identitetit, censusi shqiptar e dha mesazhin para se të perfundojë. Fillimisht, ideja e këtij censusi i dha dorë një fuqie politike që i thërret shqiptarët të dalldisen me ngjyrat e flamurit. Megjithëse Aleanca Kuqezi në faqen e saj zyrtare deklaron se e do Shqipërinë si gjithë Evropën (slogan bajat i politikanëve pa vizion qysh në 1991-shin), mitingjet e flamurit që organizohen nga kjo forcë e bëjnë Shqipërinë të ngjajë me Italinë e Mussolinit dhe Turqinë e Ataturkut, dhe jo me Shqipërinë evropiane që duam të gjithë.
labels
politike/sociale
Subscribe to:
Posts (Atom)
Labels
- filozofi (2)
- kombëtare (8)
- letërsi (3)
- ndërkombëtare (5)
- poezi (4)
- politike/sociale (11)
